Zyrtare: Feronikeli rikthen në skuadër Argjend Bardhin

Klubi i Feronikelit minuta më parë përmes një postimi në faqen zyrtare në facebook ka njoftuar për rikthimin në skuadrë të futbollistit, Argjend Bardhi.

Mesfushori është prezantuar në ambientet e stadiumit ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas nga zëvendës-presidenti i klubit, Ragip Veseli.

Bardhi se fundmi ka qenë pjesë e Drenicës, skuadër që në ndeshjen e fundit të sezonit arriti ta siguroj mbetjen në Superligë.

Ai pritet ta ndihmojë klubin nga Drenasi që sezonin e ri synon tituj.

SHPËRNDAJE