Zyrtare: Klubeve të Superligës do t’u lejohet formimi i skuadrave ‘B’, do marrin pjesë edhe në gara

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës sot ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku është njoftuar për disa vendime të reja.

Nga kjo mbledhje e mbajtur, është vendosur që klubeve nga Superliga e Kosovës t’u lejohet formimi i skuadrave ‘B’.

Kushi i vetëm i vendosur është që skuadra ‘B’ të garojë maksimalisht dy rangje më ultë se ekipi i Superligës.

“KE shqyrtoi edhe mundësinë e lejimit të formimit të skuadrave”B” të klubeve të Superligës dhe mori vendim që t’u lejohet klubeve të Superligës formimi i skuadrës “B” i cili do të garojë maksimalisht dy rangje më ultë se ekipi i Superligës” – thuhet në njoftimin e FFK’së.

SHPËRNDAJE