Zyrtare: Lirohet aktori kosovar, dalin pamjet nga stacioni policor

Aktori i njohur kosovar Mensur Safqiu është parë duke dalë nga Stacioni Policor në Qendër të Prishtinës, pasi u mbajt për disa orë.

Këtë gjë për Metron e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Florie Ahmeti, shkruan gazetametro.net.

Siç thonë Policia, Mensur Safqiu i njohur si ‘Sheqa’ është liruar në procedurë të rregullt me urdhër të prokurorit të rastit.

————————————————————————————–
Kjo ishte përplasja ‘historike’ mes Hashim Thaçit dhe Albin Kurtit:

————————————————————————————–

Ndërkohë, kanë dalë pamjet e momentit kur aktori del nga stacioni i Policisë nën shoqërimin e një polici dhe merr një taksi në afërsi të këtij stacioni.

Ndryshe, Mensur Safqiu u arrestua mëngjesin e sotëm para banesës së tij, pasi e kishin lajmëruar komshinjët se me veturën e tij kishte bllokuar rrugën. Me kontrollimin e kësaj veture, Policia ka hasur në një substancë të dyshimtë, e cila është dërguar për analiza./gazetametro.net.

————————————————————————————–
Shikoni si vallëzon çuditshëm Mimoza Kusari në Amerikë
————————————————————————————–

SHPËRNDAJE