Zyrtare: Mourinho flet për të ardhmen e Ibrahimovicit

Jose Mourinho është i vendosur se Zlatan Ibrahimovic do të rikthehet edhe më i fort nga lëndimi që pësoi në Evropa Ligë ndaj Anderlechtit.

Sulmuesi suedez ka këputur ligamentet e gjurit dhe do të mungoj deri në janar të vitit 2018, por trajneri portugez shpreson që ai të rikthehet më herët dhe të luftoj për ta arritur atë gjq.

“Zlatan është një njëri i fort, me mentalitet të fort. Ai ka luftuar gjithë jetën e tij, që kur ka lindur ai ka luftuar dhe tani ai do të luftoj edhe më shumë për ta tejkaluar këtë situatë”, ka thënë Jose Mourinho, transmeton ORAinfo.

“Prej që e kam njohur, ai gjithmonë ka treguar veten dhe personalitetin e tij. Unë nuk kam dyshime dhe dua të besoj se ai do të luftoj për tu kthyer shumë shpejtë dhe të tregoj sërish fuqinë e tij”, ka shtuar trajneri i Manchester United./ORAinfo/

Zlatan Ibrahimovic's 'strong mentally' will see him recover from his injury hell