Zyrtare: Nisma ndahet nga AAK dhe PDK

Partia e drejtuar nga Fatmir Limaj, Nisma për Kosovën më nuk do të garoj bashkë me AAK-në dhe me PDK-në, siç bëri më 11 qershor, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Të paktën jo në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.Është sekretari i Nismës për Kosovën, njëherit deputeti Bilall Sherifi, ai i cili e ka bërë publik këtë lajm në emisionin Interaktiv të KTV-së.

“Nisma do të garoj e vetme në raundin e parë të zgjedhjeve. Nuk do të shkojmë as me AAK-në e as me PDK-në”, tha ai, raporton Gazeta Blic.

Ai ndër të tjera ka thënë se Nisma pretendon që ta rikonfirmoj fitoren në Malishevë dhe që ta fitoj qytetin e Prizrenit./Veriu.info

SHPËRNDAJE