Zyrtare: VV dhe AAK bëjnë marrëveshje koalicioni (Foto)

Gjatë ditës së sotme Ramush Haradinaj i AAK-së e la të hapur mundësinë e një koalicioni me partinë fituese të zgjedhjeve, Vetëvendosjen.

Pak orë më vonë se tani ish-shefi i tij, deputeti i AAK-së, Gani Dreshaj, publikoi një shkrim në Facebook, në të cilin tha se partia e tij dhe VV kanë arritur një lloj koalicioni në Istog.

Ai uroi që një gjë e tillë të arrihet edhe në nivelin qendror.

Postimi i tij i plotë

AAK dhe Vetëvendosje, në Istog nuk kanë fare dallime.

Bashkë me Florimin, njeriun e Vetëvendosjes dhe vlerave në Istog, arritëm një lloj koalicioni.

Uroj që kjo frymë bashkëpunimi të vazhdoj edhe në qendra të mëdha.

Në rast se nuk bëhet, unë Gani Dreshaj dhe Florim Dreshaj, do e bëjmë Qeverinë Dreshaj .

E rëndësishme që Kosova të ketë institucione

G.D

SHPËRNDAJE