Zyrtare: Zidane vazhdon me Real Madridin

Zinedine Zidane do t’i mbetet besnik Real Madridit. Ai ka konfirmuar se ka nënshkruar kontratë me Real Madridin deri në vitin 2020.

“Po, unë kam nënshkruar me Real Madridin. Unë jam i lumtur për besimin e dhënë”, ka deklaruar Zidane në konferencën për media para ndeshjes me Barcelonën në Superkupën e Spanjës.

Sipas mediave spanjolle, me kontratën e re do të paguhet 8 milionë euro në sezon, përcjell Express.

Francezi e ka marrë drejtimin e ekipit në fillim të vitit 2016, pasi ishte shkarkuar Rafa Benitez, për shkak të rezultateve të dobëta.

Zidane me Real Madridin ka fituar dy Liga të Kampionëve dhe një titull në La Liga.

SHPËRNDAJE