Zyrtarët e ndalin traktorin me dru në Skromë të Vushtrrisë, por iu ndodh e papritura

29.05.2015., Gornji Kneginec - U mjestu Gornji Kneginec u predjelu Mozdernjak nakon pada s traktora smrtno je stradao 32 godisnji muskarac. Photo: Marko Jurinec/PIXSELL

Në fshatin Skromë të Vushtrrisë zyrtarët e Agjencionit të Pyjeve të Kosovës janë kanosur nga prerësit ilegal të pyjeve, shkruan Veriu.info.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, pasi që zyrtarët i kanë kërkuar drejtuesit të një traktori me dru dokumentacionin për transportimin e drurëve.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar-zyrtar i AKP (pylltarë) me ekipin e tij ka raportuar se, pasi kishin ndaluar një traktor të ngarkuar me dru, nga drejtuesi-i dyshuari kanë kërkuar dokumentacionin për transportim të druve, por një familjar i të dyshuarit-vëllai pasi ka arritur me një veturë në vend ngjarje ka kanosur zyrtarët duke iu thënë që të largohen menjëherë, dhe është larguar në drejtim të panjohur”, njofton policia.

Bëhet e ditur se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin, kur lidhur me rastin është informuar edhe prokurori./Veriu.info

 

SHPËRNDAJE