Zyrtarët komunal nga drejtoria e Mjedisit dhe Pyjeve marrin pjesë në konferencën e nivelit ndërkombëtar “Connective Cities Dialogue Event” në Gjermani

Drejtoria e Mjedisit dhe Pyjeve, me përfaqësues Irfan Peci, shef i sektorit për mbeturina, si dhe zyrtari, Bahri Sinani, kanë marrë pjesë në Konferencën e nivelit ndërkombëtar

“Connective Cities Dialogue Event”, nga Organizata “Connective Cities”, në Hamburg, Gjermani me temën “Mbeturinat plastike: Kontributi i sistemeve komunale në administrimin e mbeturinave”.

Ekspertiza e pjesëmarrësve ishte e larmishme dhe përfaqësohej nga qytete të ndryshme si: Hamburg, Rostock, Bon dhe Augsburg në Gjermani, Mitrovicë dhe Vushtrri në Kosovë, Himara (Shqipëri), Irbid (Jordan), Kandy (Sri Lanka), Hawassa (Etiopi) , Mogadishu (Somali), La Unión (Kosta Rika) dhe Quito (Ekuador).

Në këtë Konferencë u diskutuan procese të ndryshime të menaxhimit të mbeturinave, shkëmbimi i përvojave dhe ideve midis vendeve dhe kontinenteve. Kandy përfitoi nga përvoja e qyteteve gjermane në automatizimin e objekteve të tyre.

Quito, Irbid, Mitrovica dhe Hawassa ndanë qasjet e tyre për integrimin e grumbulluesve informal të mbeturinave.

Në mënyrë të ngjashme, Mogadishu, Quito, Irbid dhe Hawassa tw cilët shkëmbyen ide mbi sistemet e grumbullimit të familjeve dhe krijimin e

qendrave të riciklimit, dhe inicimi i ndryshimit të sjelljes midis prodhuesve dhe konsumatorëve për të shmangur gjenerimin e mbeturinave ku u cilësua një temë e rëndësishme për La Unión, Rostock dhe Augsburg.

Në përfundim të konferencës, u hartuan tetë ide konkrete projektesh që kanë potencial të madh për implementim. Spektri shkonte nga krijimi i një organizate ombrellë për grumbulluesit jo formal të mbeturinave në Mitrovicë, krijimi i një qendre

riciklimi në Himarë, organizimi ekonomikisht i qëndrueshëm i mbledhjes së mbeturinave të riciklushme në Vushtrri, automatizimi i uzinës së riciklimit në Kandy, zhvillimi i një strategji komunikimi për projektin e riciklimit në Quito,

vendosjen e ndarjes së mbeturinave në nivelin shtëpiak në Hawassa, certifikimin e dyqaneve të qëndrueshme në La Unión, për planifikimin e veprimit për cilësi më të madhe dhe konkurrencë në mbledhjen e mbeturinave në Mogadishu.

Ndërsa kjo konferencë përfundoi me tre ekskursione paralele të cilat pasuan tek një përvojë në një impiant djegie të mbeturinave, një stacion renditje dhe një pikë grumbullimi të mbeturinave në Hamburg.