Zyrtari amerikan “ia ftofë” Kosovës: Duam sundim të ligjit, Amerika s’iu ndihmon gjithmonë

Ndihmës Sekretari i Departamentit të shtetit, nga Byroja Ndërkombëtare e Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit INL, Jorgan K. Andrews, gjatë qëndrimit në Prishtinë ka përcjellë mesazhin se nuk do të këtë asistencë të përhershme nga SHBA, dhe se Kosova duhet të ketë vullnet për sundimin e ligjit.

“Ka mjaftë tranzicione për qeverinë tuaj. Ne mundohemi të inkurajojmë dhe të kemi ndryshime të reja tani me qeverinë e re.

Duke u zhvilluar Kosova, natyra e bashkëpunimit tonë ndryshon”, tha ai në sesionin e diskutimit të organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane në Prishtinë.

Andrews theksoi se Kosova ka mundësi të përmirësimit, derisa kundërshtoi procesin e vettingut.

“Nëse keni sistemin e drejtësisë, keni mundësi të përmirësimit. Mund të përgjysmohet numri i prokurorëve dhe gjyqtarëve, te merreni me sfida tjera dhe jo me procesin e vettingut. Të largohen ata të cilët kanë sjellje korruptive. Ne punojmë këtu të inkurajojmë e të marrim anën e publikut dhe jo dikujt tjetër”.

“Sa i përket ngritjes se besimit merr shumë kohë dhe punë, mund të jetë shumë frustruese. Jo gjithçka funksionon.

Derisa të arrihet një nivel i duhur, por kur të arrihet të gjitha mund të funksionojnë. Ka nevojë për vite e dekada e nganjëherë gjenerata për besimin e shoqërisë civile”, ka thënë Andrews.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE