Zyrtari i FIFA’s, Jung jep një lajm të madh për futbollin e Kosovës

FIFA i ka premtuar Federatës së Futbollit të Kosovës se do i ndihmojnë me 6 milionë euro brenda dy viteve për zhvillimin e futbollit kosovar.

Nga ora 15:00 në hotel ‘Emerald’ është duke u mbajtur Kuvendi Zgjedhor për zgjedhjen e anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv në FFK.

I pranishëm në këtë Kuvend është edhe zyrtari nga FIFA, Oliver Jung, i cili ka mbajtur një fjalim para të pranishmëve.

Ai tha se nga FFK nga FIFA deri në vitin 2022 do të përfitojnë 6 milionë euro për zhvillimin e futbollit të Kosovës.

Në fund ai i dëshiroj edhe suksese Përfaqësueses së Kosovës në ndeshjet e marsit. Kujtojmë se në mars të këtij viti, Kosova do të jetë mysafire e Maqedonisë Veriore në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve.

Fituesi nga kjo ndeshje do të takohet në finale me fituesin nga ndeshja tjetër gjysmëfinale mes Gjeorgjisë dhe Bjellorusisë. Dhe, fituesi i finales do të sigurojë kualifikimin për në ‘Euro 2020’. /gazetametro.net

SHPËRNDAJE