Zyrtari i lartë i VV-së: Ne kemi zbuluar formulën e fitores që Hashimi, Kadria, Isa, Ramushi dhe Fatmiri nuk e kanë!

Zyrtari i lartë i VV-së nga Shqipëria Arbër Zaimi thotë se Vetëvendosja e ka ndryshuar politikën në Kosovë.

Zaimi thotë se Vetëvendosja ka arritur mbështetje maksimale dhe tani është e fokusuar në precizionin e ndërhyrjeve të saj.

Tutje Zaimi thotë se LVV-ja ka zbuluar formulën e fitores së që  Hashimi, Kadria, Isa, Ramushi dhe Fatmiri nuk e kanë, pavarsisht këshilltarëve që kanë afër.

“S’ka PDK e LDK, e Hashim e Kadri e Isë e Ramush e Fatmir që e ndal Vetëvendosjen, sepse Vetëvendosja ka zbuluar formulën e fitores që ata nuk e kanë, pavarësisht këshilltarëve, lobingjeve e mediave që blejnë.” shkruan Zaimi në Facebook.

Postimi i pplotë:

Vetëvendosja nuk është thjesht koncept i politikës së re, por është koncept i ri për politikën.

Meqenëse ka teoricienë që thonë se politika është vazhdim i luftës pa mjete ushtarake, mund të themi për analogji se Vetëvendosja e ka ndryshuar politikën në Kosovë, ashtu si bomba bërthamore e ka ndryshuar pakthyeshmërisht artin e luftës në botë. Pasi arrihet sasia maksimale e fuqisë, investimi nis të drejtohet i gjithi kah precizioni.

Kështu puna në politikë, Vetëvendosja ka arritur mbështetjen maksimale, ajo tash është e fokusuar në precizionin e ndërhyrjeve të saj.

S’ka PDK e LDK, e Hashim e Kadri e Isë e Ramush e Fatmir që e ndal Vetëvendosjen, sepse Vetëvendosja ka zbuluar formulën e fitores që ata nuk e kanë, pavarësisht këshilltarëve, lobingjeve e mediave që blejnë.

SHPËRNDAJE