Zyrtari i lartë i VV-së zbulon planin e PDK-së dhe LDK-së për koalicion

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Boiken Abazi, ka deklaruar se strukturat e LDK-së në Prishtinë po takohen e koordinohen me  zyrtarë të PDK-së.

Ai përmes një statusi në Facebook i ka reaguar Lumir Abdixhikut, për sic thotë ai mburrjen për Vjosa Osmanin dhe urtësinë e LDK-së.

“Derisa Lumir Abdixhiku mburret në Facebook për Vjosa Osmanin dhe urtësinë e LDK-së, strukturat e tyre në terren në Prishtinë po takohen e koordinohen me PDK-në. Sakaq, vëllai i nënkryetarit (Agim Veliu) të LDK-së, Sami Veliu, flet publikisht se si LDK-ja po konsideron koalicionin me PDK-në pas zgjedhjeve”.

“LDK pretendon që VETËVENDOSJE! po përlahet, në një kohë kur ne mbrohemi nga sulmet e banditëve politikë, të cilët nuk e sulmojnë LDK-në, se tek ajo i kanë të lidhura interesat. Si duket, Lumiri edhe paska “harruar” zgjedhjet e brendshme të LDK-së, kur fluturonin karriget institucionaliste LDK-iste mbi koka. Në Kosovë i vetmi subjekt me progam të qartë e të shkruar është Lëvizja. Erdhi dita që ky program të realizohet nga Qeveria Kurti”, thuhet në statusin e Abazit.

SHPËRNDAJE