Zyrtari i LDK-së i del në mbrojtje Arben Vitisë, kritikon ashpër PDK-në

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, i ka dalur në mbrojtje ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, pas vetëvrasjes së 26 vjeçarit në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

Avdyli ka kritikuar Partinë Demokratike të Kosovës, duke thënë se po bëjnë fushatë me këtë tragjedi.

“Çështja e vetëvrasjes së 26 vjeçarit duhet të hetohet nga Prokuroria.

Në këtë kohë duhet të jemi të kujdesshëm. PDK po bënë fushatë politike me këtë tragjedi”, ka thënë Avdyli në Info Magazinë.

SHPËRNDAJE