Zyrtari i PDK-së: VV e LDK po luten që të dështoj marrëveshja, krejt lufta po bëhet kush do të mbetet fajtori para qytetarëve

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Arton Muhaxheri ka reaguar në lidhje me zhvillimet rreth koalicioni LDK-VV.

Ai në një shënim në Facebook ka theksuar se të dy partitë po luten që të mos ketë marrëveshja.

Madje, sipas tij, krejt lufta po bëhet, që nëse dështon marrëveshja, kush do të mbetet fajtori më i madh para qytetarëve.

Postimi i plotë:

Të dy partit VV dhe LDK po luten te mos arrihet marrëveshja mes tyre, krejt lufta po behet kush mbetet fajtori me i madh para qytetarëve nese nuk ka marrëveshje.

Edhe deklaratat e pamatura të Kurtit per shumë çeshtje edhe percaktimi i Lutfi Hazirit si udhëheqes i negoaciatave me VV-ne na shpien tek nje deshtim i mundshem dhe real i koalicionit VV – LDK.

SHPËRNDAJE