Zyrtari i VV-së tallet keq me koalicionin PAN- AKR

Njëri nga zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, është tallur me koalicionin PAN- AKR.

Është anëtari i kryesisë së Vetëvendosjes Ylli Hoxha ai i cili ka thënë se numrat tashmë i ka PAN-i por nuk po i dalin karrikat, duke aluduar në ndarjen e posteve ministrore që si duket janë arsyeja e vonimit të mëtutjeshëm të formimit të institucioneve.

“Numrat po, ama karrikat nuk po iu dalin”, ka shkruar ai.

Ndryshe, të hënën u arritë marrëveshja e koalicionit PAN- AKR.

Nga kjo marrëveshje AKR do t’i ketë 5 ministri.

SHPËRNDAJE