Zyrtarja e BE-së jep lajmin e madh për vizat

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka pritur në takim drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor, Genoveva Ruiz Calavera.

Haradinaj me këtë rast tha se zhvilloi një takim me njohësen e mirë të Ballkanit.

“Biseda ka qenë e fokusuar në reformat evropine, në punët e përfunduara dhe sfidat që kemi para vetes. Jam i bindur që në javët dhe muajt që vijnë do të shënojmë rezultate”.

Mysafirja nga Bashkimi Evropian foli për liberalizimin e vizave.

“Shpresoj që shumë shpejt do të dalim me një propozim që ta bëjmë liberalizimin realitet”.

Pos kesaj ajo ka folur edhe për nevojën që ka Kosova për punë më të madhe në rend e ligj, reforma në fushën ekonomike dhe të arsimit.

Ruiz Calavera do të zhvillojë edhe disa takime gjatë ditës, me ç’rast do të lansohet edhe Programi i Ri i reformave ekonomike.

SHPËRNDAJE