Koreja e Veriut reagoj ndaj një kërcënimi tjetër nga Presidenti i SHBA’së, Donald Trump, duke e quajtur atë një “plak” i vjetër, i cili do të “paguajë shumë” për fyerjet i bëhen atij dhe shtetit të tij.
Këto fjalë, megjithatë, mbajnë peshën e një qortimi personal të paprecedent nga udhëheqësi suprem i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, raportoi “Associated Press”, transmeton Periskopi.
Këtu janë pesë gjëra që duhet t’i dini për deklaratën e Kim Jong Un:
Ai është një prishës i rrethit (mjedisit shoqëror)
Është shkruar në vetën e parë dhe i është lëshuar direkt komunitetit ndërkombëtar në përgjithësi dhe Trump-it në mënyrë specifike.
Ministria e Unifikimit të Seulit, e cila është përgjegjëse për marrëdhëniet Veri-Jug, tha se ishte hera e parë që një udhëheqës i Koresë së Veriut i ishte drejtuar botës me një deklaratë të tillë.
Emeton rrezikshmëri
Deklarata sugjeron se testet më të fuqishme të armëve janë në punë.
Ministri i jashtëm i Koresë së Veriut dukej se e konfirmonte këtë në një takim të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, duke u thënë gazetarëve se komentet e Kim’it mund të thonë se Koreja e Veriut do të zhvillojë një test H-bombë në Paqësor, sipas agjencisë së lajmeve “Yonhap” të Koresë së Jugut.
Ai luan me deklaratat
Besoni apo jo, deklarata e Kim’it u përdor në të vërtetë si një gjuhë më e butë se sa specialistët e tij të propagandës në të kaluarën.
Ai e quajti Trump’in një “matuf amerikan i çrregullt psiqikisht” (një fjalë për të përshkruar një person të brishtë të moshuar) dhe një “qen i frikësuar”.
Ai ndihet i shfajësuar
Kim thotë se kërcënimet e Trump’it shfajësojnë testimin e raketave bërthamore të Koresë Veriore.
Koreja e Veriut ka thënë qe një kohë të gjatë se testet e armëve janë të nevojshme për shkak të armiqësisë së SHBA’së.
Ai ndihet i ofenduar
Kim dukej se kishte marrë një sinjal të qartë se Trump ishte duke e fyer atë personalisht.
Do të thotë ai priste nga Trump që kritikat e tij të jenë më të buta karshi atij./Periskopi/