Adea Pula feston ditëlindjen, ja sa vite mbushi bukuroshja prishtinase

Ditë e veçantë për Adean Edhe pse nuk publikoi ndonjë këngë për të rritur, Adea Pula mbetet njëri prej emrave më të dashur nga lista e këngëtarëve për fëmijë të viteve 2002- 2007. Interpretuesja e hitit “2+2=3″ edhe pse është larguar nga muzika prapë se prapë mbeti person mediatik.

Ajo sot feston ditëlindjen e 24-të, bazuar në biografinë e saj në internet, Adea është lindur me 7 maj të vitit 1995. Adea në Instagram ka publikuar një fotografi me anë të cilës ka treguar se ajo feston ditëlindjen.

“Urime ditëlindja Adea”, ka shkruar ajo në Instasotry.