Ahmeti konfirmon blerjen edhe të 30 autobusëve të rinj

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se në pjesën e parë të këtij viti do të finalizohen negociatat për blerjen edhe të 30 autobusëve të rinj për trafikun urban.

Ahmeti përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka thënë se sipas diskutimeve të BERZH-it, 8 autobusë do të jenë elektrik.

“Në pjesën e parë të këtij viti do të finalizojmë negociatat për blerjen e 30 autobusëve të rinj me që rast do të kompletojmë zotimin për autobusët në pronësi publike (80). Tetë autobusë do të jenë elektrik, sipas diskutimeve me BERZH”.