AKP nuk po lejohet nga Policia që t’i lirojë asetet e uzurpuara në veri

EPSON DSC picture

Në raportin vjetor të vitit 2017, Agjencia Kosovare e Privatizimit ka treguar se nuk është lejuar nga Policia e Kosovës, që të lirojë asetet e uzurpuara në veri të Mitrovicës.
AKP-ja thotë se në të gjitha rastet ndalesën policia ia ka bërë në momentin e fundit.

“Sa i përket rasteve të aseteve në veri AKP ka kërkuar disa herë asistencë për lirimin e aseteve, mirëpo të gjitha rastet kjo është anuluar në moment të fundit nga Policia e Kosovës me arsyetimin se ka rrezikshmëri të lartë për të intervenuar”, thuhet në raportin e AKP-së.

Kjo agjenci thekson se në gjithë Kosovën kanë qenë 53 asete të uzurpuara deri në vitin 2016. Sipas saj të gjitha rastet janë zgjidhur, përveç 23 prej tyre që ndodhen në veri të Kosovës. /inFokus