Aksident i rëndë në dalje të Vushtrrisë (FOTO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, më saktësisht në dalje të qytetit të Vushtrrisë.

Siç shihet në fotot e siguruara nga KALLXO.com në aksident është përfshirë një motoçikletë dhe një veturë tipit audi.

Drejtuesi i motoçikletës ka pranuar tretman mjekësorë, pas lëndimeve që ka pësuar nga aksidenti.

Lajmin për KALLXO e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Aksidenti ka ndodhur në magjistralen Prishtinë- Mitrovicë, në zonën në Doberllukë. Në aksident janë të përfshira një veturë dhe një motoçikletë. Motoçiklisti është lënduar dhe ka pranuar tretman mjekësor”, ka thënë Zahiti.

Siç shihet në foto motoçikleta është e dëmtuar.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin.