Aksident i rëndë trafiku në magjistralen me Prishtinën, 1 person i vdekur, 2 të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku me fatalitet ka ndodhur në rrugën Pejë-Prishtinë, konkretisht në fshatin Grabanicë të Klinës.

Policia rajonale e Pejës ka konfirmuar se në këtë aksident ka vdekur një person, kurse dy të tjerë janë lënduar.

“Një aksident i rëndë trafiku në ora 21:50 ka ndodhur në fshatin Grabanicë të Klinës mes dy veturave, ku për pasojë një person ka mbetur i vdekur dhe dy persona janë lënduar”, ka thënë Driton Rugova zëdhënës i Policisë së Pejës për Reporteri.net.

Ai më tej ka thënë se në vendin e ngarjes kanë dalë policia dhe ambulanca, dhe ekipi mjekësorë ka konfirmuar vdekjen e personit.