Aksident në Vushtrri, humb jetën njëri nga të aksidentuarit

Një aksident trafiku me pasojë fatale ka ndodhur sonte rreth orës 19:40, në rrugën “Lumni Surdulli” në Vushtrri.

Në aksident ishin të përfshira një veturë dhe një biciklist ku si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident ka humbur jetën viktima biciklisti i moshes 59 vjeçar.

Hetuesit e njësisë së trafikut rajonal nën udhëheqjen e prokurorit të rastit, kan nisur hetime për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me aksidentin fatal.

Ndërsa ndaj të dyshuarit shkaktarit të aksidentit, është caktuar masa e ndalimit policor.