Aksident zingjiror në magjistrale, ka të lënduar

Një aksident zingjiror ka ndodhur në fshatin Vranidollë të Prishtinës.

Indeksonline mëson që në këtë aksident kanë qenë të përfshira katër automjete. Besohet që ka edhe të lënduar, pasi që auto-ambulancat janë paraqitur në vendin e ngjarjes.

Sipas informacioneve të fundit, një kombi, një taksi dhe një veturë e kanë goditur nga mbrapa një autobus.

Policia është paraqitur në vendin e ngjarjes, ku po merret me rastin.