Aktivistë për të drejtat e komunitetit LGBT vendosin poster para selive të partive (Foto)

Aktivistë për të drejtat e komunitetit LGBT (Lezbike, Gej, Biseksualë, Transgjinorë) ndërmorën një aksion simbolik ku vendosën postera “LGBT VOTON!” para selive te partive politike.

 

Në njoftim thuhet se kjo erdhi si rrjedhojë e pakënaqësisë që ka ky komunitet ndaj fushatave zgjedhore.

“Partitë politike dhe kandidatët për deputetë kanë anashkaluar tërësisht këtë komunitet, duke dështuar të dalin publikisht në mbrojtje të komunitetit LGBT dhe duke mos paraqitur asnjë plan konkret për ndalimin e diskriminimit dhe dhunës të bazuar në orientim seksual dhe identitet gjinor. Pjesëtarët e komunitetit LGBT janë qytetarë të këtij vendi dhe shumë nga ta do të shfrytëzojnë të drejtën e votës në zgjedhjet e 11 qershorit”, thuhet në reagim.