Arrestohet 22 vjeçari që e theri me thikë babanë e tij sot në Mitrovicë

Është arrestuar tashmë 22 vjeçari që dyshohet ta ketë therrur me thikë babain e tij mëngjesin e së premtës në Mitrovicë.

Këtë e ka konfirmuar për GazetaBlic, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Është arrestuar i dyshuari A.B ,22 vjeçar, dhe iu ka caktuar masa e ndalimit, Vepra ‘Vrasje në Tentativë’”, ka thënë Avni Zahiti për GazetaBlic.