Artisti kosovar vë në shitje pikturën e tij për t’i dalë në ndihmë vogëlushit që i duhet shërim

Artisti kosovar, Shkelzen Bejta e ka vënë në shitje pikturën e realizuar nga ai, për t’i dalë në ndihmë vogëlushit, Deanit i cili vuan nga një sëmundje dhe i cili ka nevojë për shërim jashtë vendit.

Kësisoj, Bejta e ka vënë në shitje pikturën e tij me çmimin 250 euro, mjete të cilat do të shkojnë pikërisht për vogëlushin nga Kosova.

Bejta me anë të një postimio në Facebook ka thënë se çmimi i vendosur për pikturën është nën vlerën reale të saj.

Postimi i plotë:

Pershendetje Bashkëatdhetar te mi, unë kam vendosur ta shes këtë pikturë 250 euro çmim ky nën vlerën reale te sajë ,këto mjete financiare do të shkojnë për bamirsi për voglushin nga Kosova Deanin i cili nuk po mund ti duroj dhimbjet nga semundja e tije. Kush dëshiron të kontribojë duke e blerë pikturën apo edhe duke ndihmuar me para mund ta beni në linqet e më poshtme.