Atmosferë e zjarrtë në “Stadio Olimpico”, para fillimit të ndeshjes mes Turqisë dhe Italisë

Edhe më pak se dy orë na ndajnë nga fillimi i “Euro 2020”, me ndeshjen hapëse mes Turqisë dhe Italisë, që zhvillohet nga ora 21:00.

Tifozët e të dyja Kombëtareve, tashmë kanë arritur pranë stadiumit “Olimpico” të Romës, ku po mbretëron atmosferë e zjarrtë para fillimit të ndeshjes, transmeton lajmi.net.

Turqia dhe Italia bëjnë pjesë në grupin A, së bashku me Zvicrën dhe Uellsin.

Kampionati Europian fillon sonte më 11 Qershor dhe mbaron më 11 Korrik.