Ballkani nënshkruan me dy futbollistë

Mevlan Zeka dhe Kenan Haxhihamza edhe zyrtarisht janë pjesë e skuadrës së Ballkanit.

Klubi nga Suhareka sot ka nënshkruar kontratë bashkëpunimi me Zekën për dy vitet e ardhshme dhe me portierin Haxhihamza për tri vite.

Zeka së fundmi ka qenë pjesë e KF Feronikelit, kurse Kenan Haxhihamza ka mbrojtur ngjyrat e SC Gjilanit.

Më poshtë e keni njoftimin e klubit:

Të dashur tifoz ,

Mevlan Zeka dhe Kenan Haxhihamza nga sot janë pjesë e FC Ballkanit

Sulmuesi Mevlan Zeka dhe Portieri Kenan Haxhihamza jan ardhja më e re tek FC Ballkani .

Sot nënshkruam kontratën 2 vjeqare me Zekën dhe për 3 vite me Haxhihamzën për të vazhduar karrierën në klubin tonë.

Mevlan Zeka së fundmi ishte pjesë e KF Feronikelit ,

Kenan Haxhihamza së fundmi ishte pjesë e SC Gjilanit

Të dyve i dëshirojmë mirëseardhje dhe bashkëpunim të mirëfilltë me klubin tonë.

Na priftë e mbara Suharekë!

SHPËRNDAJE