Befasi në Istog, çfarë ndodhi me këto vota?

Istogu është komuna me më së shumti vota të pavlefshme. 5.23% është përqindja e votave të pavlefshme apo të zbrazëta në këtë komunë, apo në numër saktësisht 891 vota.

Kandidati i AAK-së për kryetar të Istogut, Gani Dreshaj dyshon se është keqpërdorur vota qytetare, për çka edhe ka kërkuar rinumërim.

Dilemë e madhe në këtë komunë mbetet edhe kryetari i ardhshëm pasi që ka informacione se diferenca prej 671 votave që ka Haki Rugova mund të përmbyset pasi që Gani Dreshaj ka thënë se llogaritë në mijëra vota të diasporës të cilat llogariten si vota me postë. /Indeksonline/