Bekim Haxhiu lëshon seancën e ku po shqyrtohet buxheti i Kosovës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka lëshuar seancën ku po shqyrtohet buxheti i Kosovës që të rriten pagat e personelit shëndetësor dhe policëve që po japin gjithçka nga vetja në përballje me pandeminë Covid-19.

Haxhiu nëpërmjet një postimi në facebook ka treguar arsyen e lëshimit të seancës.

“Pasi deputetët e Kuvendit të Kosovës nga LDK e LVV nuk votuan për rritjen e pagave të profesionistëve shëndetësorë dhe policisë, as projektin për restaurimin dhe konservimin e shtëpive muze në Lagjen Jasharaj në Prekaz, unë lëshova mbledhjen e Kuvendit” ka thë Haxhiu.

Postimi i plotë:

Pasi deputetët e Kuvendit të Kosovës nga LDK e LVV nuk votuan për rritjen e pagave të profesionistëve shëndetësorë dhe policisë, as projektin për restaurimin dhe konservimin e shtëpive muze në Lagjen Jasharaj në Prekaz, unë lëshova mbledhjen e Kuvendit sepse nuk kishte më kuptim të jem pjesë e një mbledhjeje të koalicioneve e qeverive të mashtrimit dhe opozites mashtruese (LVV) të cilat votuan kundër vlerave humane dhe kombëtare

https://www.facebook.com/bekimhaxhiuofficial/posts/2106413156150202