Çitaku në KS të OKB’së: Si u bë që veç shqiptarët të akuzohen për krime lufte, diçka nuk po shkon këtu

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka folur në Këshillin e Sigurimit edhe për Gjykatën Speciale.

Ajo ka thënë se kosovarët jo vetëm që nuk i kanë ikur drejtësisë, por edhe janë treguar shumë bashkëpunues edhe për dyshimet lidhur me krimet e luftës.

Çitaku ka thënë se ‘diçka nuk po shkon me faktin se numri i të akuzuarve për krime lufte në Kosovë është më shumë shqiptarë e pak serbë’. (Kliko mbi link dhe shiko pamjen e plotë ⤵⤵⤵)

“Më lejoni të ju adresohem shkurtimisht edhe për debatin rreth Gjykatës Speciale. Së pari, Kosova ka dhënë një shembull record të bashkëpunimit me gjykatat vendore dhe ndërkombëtare për krime lufte. Asnjë kosovar i vetëm kurrë nuk i ka ikur drejtësisë lidhur me krimet e luftës. Ndryshe, nuk kemi asnjë rast të tillë të vetëm që të ketë ndodhur kështu me ndonjëren nga ish republikat e Jugosllavisë. Në fakt, nëse e shihni numrin, ka më shumë shqiptarë të persekutuar dhe të dënuar për krime lufte në Kosovë, se sa serbë. Diçka nuk po shkon me këtë fakt. E dyta, asnjë gjyq nuk mund ta rishkruajë historinë. Shtypësi dhe viktima gjithmonë kanë qenë të definuar në historinë tonë tragjike. E treta, njerëzit në Kosovë kërkojnë drejtësi. Duan drejtësi për të gjitha viktimat, pavarësisht etnisë së tyre. Kjo është shprehur në mënyrat më të fuqishme dhe në forma të ndryshme edhe në javët e kaluara. Për dijeninë tuaj, 80 deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë votuar pro themelimit të Gjykatës Speciale. 43 nënshkrime janë mbledhur për të debatuar lidhur me Gjykatën”, tha ajo.