Deputeti i LDK’së e quan eurokrem Valdrin Llukën: Na keni lodhë me adhurimin që ia bëni bishës ruse

Deputeti i LDK’së Haxhi Avdyli ka kritikuar mburrjen e ministrit Valdrin Lluka për një fotografi me Khabib Nurmagomedov.

Përmes një postimi në Facebook, deputeti i LDK’së thotë se ‘na kanë lodhur të gjithë me adhurimin që po ia bëjnë kësaj bishe ruse’, shkruan Periskopi.

Ja postimi i plotë i tij:

Lajm i “madh” për zhvillimin ekonomik të Kosovës që edhe ky eurokrem Ministri paska takuar Nurmagomedov.
Jo veq ky,por edhe shumë tjerë na kanë lodh me adhurimin ndaj një bishe ruse që as sportist si them i cili u rrah ne kafaz dhe ne publik. Smund ta kuptoj kah buron ky servilitet patologjik i Kosovarëve të mi. Këto ditë sportistët tanë në ABudabi fituan disa medalje në mundje, na iku në heshtje e ne akoma mirremi me një Rus. Çfarë lidh këtë me Kosovën spo e kuptoj por nëse po e adhuroni që ai po e përmendke Allahun , dine që Islami dhe ai sport ku rrihen deri ne vdekje e sjellja e tij ska kurrfarë lidhje me fe . E pse pra? Shumë kam menduar dhe akoma spo mund ta gjej fijen e lëmshit të ketij adhurimi patologjik e servil të bashkëqytetarëve të mi nga ministrat e poshtë ndaj kësaj bishe që e lartëson Rusinë e Putinin.