Deputeti Shala bashkë me kolegë vizitojnë Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale

Anëtarët e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, të drejtuar nga deputeti Ferat Shala kanë vizituar Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Deputeti Shala ka bërë të ditur se gjatë kësaj vizite janë informuar mbi punën e KPMM-së dhe sfidat që e përcjellin punën e këtij komisioni.

Shkrimi i plotë i Shalës:

Sot sëbashku me kolegët tjerë deputetë , nga Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, realizuam vizitë në Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale.

U informuam për punën e KPMM-së dhe sfidat që e përcjellin punën e këtij komisioni.

Konfirmuam gatishmërinë tonë për bashkëpunim në zgjidhjen e problemeve në sektorin minerar.