Deputeti Shala pret në takim përfaqësuesit e KDI-së

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ferat Shala, në cilësinë e kryetarit të komisionit parlamentar për ekonomi ka mirëpritur përfaqësuesit e KDI të kryesuar nga znj.Edita Mustafa, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Deputeti Shala ka falënderuar përfaqësuesit e kësaj organizate për përkrahjen e deritanishme për Kuvendin.

“Shpreha gatishmërinë e komisionit për vazhdimin dhe avancimin e bashkëpunimit me KDI-në edhe gjatë kësaj legjislature” – shkruan Shala.

Postimi i plotë:

Sot gjithashtu prita në takim përfaqësuesit e Institutit Demokratik të Kosovës (KDI) të kryesuar nga znj.Edita Mustafa.

Falënderova përfaqësuesit e KDI-së për përkrahjen e deritanishme për Kuvendin, përkatësisht komisionin. Shpreha gatishmërinë e komisionit për vazhdimin dhe avancimin e bashkëpunimit me KDI-në edhe gjatë kësaj legjislature.

Përvoja dhe ekspertiza e KDI-së është shumë e dobishme për punën e komisionit.