Detaje nga vrasja në Gjilan, ku gjendet vrasësi

Njësitet e hetimeve rajonale të komunës së Gjilanit bashkë me Prokurorin e Shtetit, kanë bërë procesimin e vendit ku ndodhi vrasja e 22 vjeçarit në fshatin Bresalc.

Sipas Policisë së Gjilanit, në bazë të hetimeve preliminare që janë zhvilluar lidhur me këtë ngajrje është kuptuar se rasti kishte ndodhur tek vendi i njohur për fshatin si ”Lapidari”, njofton Klan Kosova.

Personi i cili supozohet se kreu veprën penale të vrasjes është i dyshuari 26 vjeçar me inicialet L.U.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit Ismet Hashani, konfirmon për klankosova.tv, se kanë kërkuar edhe të dyshuarin kryesor L.U në shtëpinë e tij por i njëjti nuk është gjetur aty.

Ai ka shtuar se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura hetimore si intervistat dhe dëshmitarët.

Sipastij momentalisht nuk dihen motivet e kësaj ngjarje të rëndë, njofton Klan Kosova.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE