Detaje të reja, ja pse e rrahu për vdekje babai djalin e tij në Kamenicë

Pas rrahjeve që mori nga babai, fëmija 14 vjeç në Karaqevë të Kamenicë ka ndërruar jetë në orët e vona të mbrëmjes së kaluar.

Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes dyshohet se si pasojë e dhunës fizike – rrahjes të ushtruar me shkop druri nga prindi, fëmija ka ndërruar jetë.

Ndërkohë Policia e Kosovës në rajonin e Kamenicës ka bërë të ditur se në bazë të hetimeve të para dyshohet se motivet e kësaj ngjarje të rëndë janë për shkak se i ndjeri kishte marrë të holla dhe i kishte harxhuar pa dijeninë e prindit të tij.

Nga hetuesit e hetimeve rajonale janë duke u ndërmarr të gjitha veprimet e duhura hetimore në mënyrë që të zbardhen rrethanat e këtij rasti tronditës, përderisa të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.