Dhunohet seksualisht një e mitur në këtë qytet të Kosovës

Një vajzë e mitur në Kamenicë ka qenë viktimë e dhunimit seksual.

Nga burimet brenda Prokurorisë Themelore në Gjilan, Sinjali mëson se këtë akt të tmerrshëm e mitura dyshohet se e ka përjetuar gjatë ditës së djeshme në fshatin Bosce.

Policia ka arritur ta identifikojë dhe arrestojë të dyshuarin, i cili, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.