E dhimbshme: Kishte marrë të dyja dozat e vaksinës Pfizer, gruaja humb jetën nga Covid 19

Një grua nga Nabraska e cila kishte marrë të dyja dozat e vaksinës kundër Covid-19, raportohet se ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit.

Autoritetet vendase bënë me dije se gruaja ishte rreth të 80-ve dhe kishte sëmundje bashkëshoqëruese, ndërsa jetonte në një shtëpi të moshuarish. Gjithashtu ata bënë me dije se gruaja kishte rreth dy javë e shtruar në spital duke u kuruar kundër Covid-19.

Zyrtarët nuk përmendën emrin e gruas, por bënë me dije se e moshuara kishte marrë dy doza të vaksinës Pfizer. Lajmi u bë i ditur pasi zyrtarët vunë re një shpërthim të Covid-19, në një shtëpi pleqsh në Kearney dhe pse pjesa më e madhe e tyre ishte e vaksinaur.

Nga 23 banorë të shtëpisë së të moshuarve që dolën pozitiv me Covid-19, vetëm dy prej tyre shfaqën simptoma. /Faxweb/