E papritur: Ramush Haradinaj paralajmëron shkarkimin e këtij ministri në qeverinë e tij

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur rreth kërkesës së PSD-së për shkarkimin e ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikallo.

Ai tha se do të trajtohet kjo kërkesë me seriozitet dhe se është legjitime.

“E kam thënë që të gjitha kërkesat që i kam marrë prej PSD-së janë legjitime. Të gjitha kërkesa kanë legjitimitet. Jemi në proces të temave të tjera, ata e dinë afatet kohore se si do të veprojnë unë nuk muj me fol për angazhimet e tjerëve”, tha Haradinaj, raporton EO.

Ai foli edhe për letrën që i ka dërguar kryeministrja e Serbisë, kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, ku ka kërkuar tërheqjen e njohjes për Kosovës.

“Nuk i ka ardhë marre me i dërgu letër as Shqipërisë”, tha Haradinaj.