Edhe një deputet tjetër i VV jep lajmin e madh për koalicionin VV-LDK

Deputeti i VV’së, Haki Abazi, ka thënë se nënshkrimi i marrëveshjes me LDK’në pritet të ndodhë në fund të kësaj jave.

Ai ka thënë se një gjë e tillë do të ndodhë sapo që kryetari i kësaj partie, Albin Kurti, të kthehet nga Gjermania dhe ta thërrasë në takim kreun e LDK’së, Isa Mustafën.

Sa i përket çështjes së Presidentit, ai tha se kur është votuar nuk është vendosur votë për këtë çështje dhe sipas tij i mbetet kryetarëve të të dyja partive që të gjejnë zgjidhje.

Kujtojmë se LDK dhe VV kanë dalë të parat në zgjedhjet e 6 tetorit, rezultati i të cilave u certifikua më 27 nëntor. Ndërkaq, së shpejti pritet edhe formimi i Qeverisë.