Era e fuqishme në këtë Komunë të Kosovës ua shkatërron komplet serrat (Foto)

Era e fuqishme e së mërkurës mbrëma në Istog përveq dëmtimit të objekteve ka shkatërruar edhe serrat.

Në disa fotogarafi shihen serrat e shkatërruara në fshatin Kovragë të Istogut.

Kujtojmë se era shkatërruese e kësaj dite la një pjesë të madhe të fshatrave të Istogut edhe pa energji elektrike.

Të prekur nga kjo erë e fuqishme ishin edhe disa pjesë të tjera të Rrafshit të Dukagjinit.

Shkatërrime të mëdha pati edhe në Pejë por në disa vende edhe në komunën e Klinës./Gazeta inFokus/