Futbollisti Arbnor Muja largohet nga Trepça 89

Arbnor Muja nuk do të jetë pjesë e Trepçës 89 në edicionin e ri.

Lajmi është bërë i ditur nga vet futbollisti me anë të një postimi në Facebook, transmeton Klan Kosova.

Muja falënderoj të gjithë bashkëlojtarët, stafin teknik dhe tifozët, gjithashtu uroj suksese klubit në edicionin e ri të garave.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetar mitrovicas, përmes këtij postimi desha të i’u njoftoj që aventura ime tek klubi Trepça 89 ka përfunduar, faleminderit të gjithëve për mbështetjen, veçanërisht presidentit Abedin Zeka, stafit teknik dhe bashkëlojtarëve. Klubit i dëshiroj suksese në të ardhmen, kurse për të ardhmen time do vendosi shumë shpejt.

22 vjeçari pritet të transferohet te Drita, sipas mediumeve që kanë raportuar se futbollisti e ka arritur marrëveshjen me klubin gjilanas.