Genta me të dashurin publikojnë foto nga pushimet, ku kanë shkuar këtë herë?

Këngëtarja e njohur me prejardhje nga Gjilani, Genta Ismajli, është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo ka kohë që e ka zyrtarizuar lidhjen e saj të dashurisë me biznesmenin turk Huseyin Usta. Në bazë të postimeve në rrjetet sociale dhe intervistave të përbashkëta, duket se çifti janë shumë të dashuruar dhe kalojnë për mrekulli.

Ata vazhdimisht viziotojnë vende të ndryshme, mirëpo së fundmi, çifti kanë vendosur që të vizitojnë një nga destinacionet më të veçanta të Spanjës.

Ata kanë udhëtuar për në Barcelonë, ku kanë shijuar çaste të këndshme së bashku duke shijuar pamjet e bukura të këtij qyteti.

 

 

Ashtu si edhe kolegët e saj, Genta Ismajli, nuk është aktive nëpër mbrëmje muzikore, kjo për shkak të situatës me pandeminë.