Gjashtë persona lëndohen në një aksident të rëndë trafiku në Vushtrri

Si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur në fshatin Pestovë të Vushtrrisë, janë lënduar 6 persona, raporton portali Veriu.info.

Në këtë aksident policia konfirmon se janë përfshirë 3 automjete.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë. (Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

“Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të tri veturave civile. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kane pësuar gjashtë persona,  pesë meshkuj dhe një femër K-shqiptare dhe te njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK-Prishtinë”, konfirmon polici në raportin e Drejtorisë rajonale të policisë në Mitrovicë. /Veriu.info/

Foto nga arkivi