Gjykata Speciale cakton seancat e radhës ndaj Gucatit, Haradinajt e Salih Mustafës

Gjykatësi i procedurës paraprake, Nicollas Guillou ka caktuar seancat e radhës ndaj Nasim Haradinajt, Hysni Gucatit e Salih Mustafës.

Ndaj dy krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL’së), konferenca mbi ecurinë e çështjes është caktuar për datën 24 shkurt në orën 11:00.

Ndërkaq për rastin ndaj Salih Mustafës, është caktuar seancë më 5 mars në orën 11:00.

Për këtë të fundit, temë kryesore e seancës do të jetë transmetimi i dosjes tek gjykata nga Prokuroria.

Në lidhje me këtë, palët do të ngrisin çështje që mund potencialisht të ndikojnë tek data e transmetimit.

Dje ndryshe është mbajtur konferenca për ecurinë e çështjes për Thaçin, Veselin, Selimin dhe Krasniqin.