Hoti në 13-vjetorin e pavarësisë: Në ditët si këto marrim fuqinë dhe përkushtohemi për borxhin që iu kemi fëmijëve tanë

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka uruar qytetarët e vendit me rastin e 13-vjetorit të pavarësisë.

Ditët si këto, na sjellin në vëmendje vlerat më të larta të atdhedashurisë, që jetojnë në përjetësi”, ka shkruar ndër tjera Hoti në një postim në Facebook.

Më poshtë postimi i plotë:

Ditët si këto, na sjellin në vëmendje vlerat më të larta të atdhedashurisë, që jetojnë në përjetësi. Ndërkohë, në ditët si këto ne marrim fuqinë dhe përkushtohemi për borxhin që iu kemi fëmijëve tanë, që Kosovën ta bëjmë një vend të realizimit të ëndrrave të çdo të riu, çdo prindi e çdo gjyshi, çdo mësuesi, çdo artisti, çdo bujku dhe gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.