I plagosuri në Klinë është në gjendje të rëndë shëndetësore (VIDEO)

Një person është plagosur me armë zjarri në Klinë këtë të martë ndërsa i dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës.

 

Viktima fillimisht ishte dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës e prej aty për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pasi i është përkeqësuar gjendja, njofton Klankosova.tv.

 

Gazetarja Qendresa Tërshana në Edicionin Special nga Klina raportoi se në vendin e ngjarjes policia ka gjetur katër gëzhoja si dhe ka përcjellë për intervistim personat që ishin në shoqërim të viktimës dhe të dyshuarit.

 

Tërshana mes tjerash tha se i dyshuari dhe viktima nuk kanë lidhje familjare mes vete.