Ja çka po fshehin ministrat e rinj (Foto)

Ka disa ditë që Qeveria e re në krye me Ramush Haradinajn, ka nisur punën.

Shumica nga ministrat janë të rinj në detyren e tyre dhe shumë pak dihet për biografinë e secilit.

Tashmë edhe në faqet zyrtare të ministrive janë rifreskuar të dhënat e çdo ministri, por shumica prej tyre, në rubrikën ku duhet të tregojnë biografinë, kanë treguar vetëm emrin, pozitën dhe një fotografi të tyre.(Kliko mbi reklamë dhe pastaj shikoje pamjen e plotë)

Kështu, biografinë e tyre e kanë fsheh Ministri i Arsimit, Ministri i Bujqësisë, Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Ministri i Kulturës, si dhe Ministri i Shëndetësisë, transmeton Magazina.al

Nuk dihet arsyeja përse këta ministra kanë preferuar t’i mbajnë të fsheht të dhënat e tyre, sidomos përgatitjen profesionale.